AKTUALITET, 3 Prill 2019, 09:06

Chicago, për herë të parë një kryebashkiake afroamerikane dhe homoseksuale

Chicago, për herë të parë një kryebashkiake

Në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lori Lightfoot është zgjedhur kryebashkiake.

Ajo bëhet gruaja e parë afroamerikane dhe homoseksuale e cila zgjidhet kryebashkiake e një prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-prokuroja federale e ka pranuar publikisht orientimin e saj seksual dhe duket se nuk ka pasur asnjë ndikim negativ në rezultatin e zgjedhjeve.

Lightfoot fitoi në raundin e dytë të votimeve me 73,7% të votave, kundrejt 26,3% që arriti të mbledhë Toni Preckwinkle, edhe ajo afroamerikane.

Fushata zgjedhore e 56-vjeçares Lori Lightfoot u bazua në luftën kundër korrupsionit dhe te një përgjegjësi më e madhe për efektivët e policisë në rast abuzimi me pushtetin.