AKTUALITET, 3 Prill 2019, 09:59

Ironia e Fugës: Turqia po modernizohet, turqininë na e lanë neve!

Partia qeverisëse e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan u ankua të martën ndaj rezultatit të zgjedhjeve për Stambollin dhe Ankaranë, duke pretenduar për parregullsi në procesin e votimit që i kushtoi asaj me humbjen e posteve të kryetarëve të bashkive në të dy qytetet.

Në zgjedhjet lokale të së dielës partia për Drejtësi dhe Zhvillimit (AKP) e Erdogan fitoi shumicën e votave në rang vendi, por u spraps në Stamboll, qendra ekonomike e vendit si dhe në kryeqytet, në Ankara. Nëse qëndrojnë në fuqi rezultatet fillestare kjo do të ishte një goditje politike për udhëheqësin turk, i cili bëri fushatë të gjerë për kandidatët e partisë së tij.

Ndërkohë akademiku Artan Fuga përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Turqi, duke hequr paralelizma me atë që ndodh në vendin tonë.

Fuga thotë se edhe Turqia është kthyer në një vend demokratik dhe që “turqinia” i ka mbetur vetëm Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Partia e zotit Erdogan humbi bashkinë në Stamboll etj.???

Po Turqia na qenkësh vend demokratik!

Ore se mos Turqia po modernizohet dhe turqininë na e kanë lënë neve!!!