AKTUALITET, 3 Prill 2019, 10:06

“Kjo është Policia e l*shit”, përplasje mes protestuesve të Astirit dhe Policisë

Është tensionuar situata në protestën e opozitës ndërsa vatra më e nxehtë duket të jetë ajo ku gjendën banorët e Astirit.

Protestuesit po tentojnë të shkojnë drejt Parlamentit por po hasin pengesa nga Policia.

“Kjo është policia e leshit. Drejtorët e Policisë po na pengojnë të drejtohemi drejt Kuvendit. Nuk përdoret Policia për të mbrojtur një njeri. Policia e shtetit nuk duhet ta mbrojnë kryeministrin, është një i çmendur dhe po e shkatërron Shqipërinë.

Rama tenton të bëjë humor nëpër Librazhd tallet me qytetarët. Kryeministri i drogës.

Protesta është kundra Ramës dhe Veliaj” shprehen protestuesit e zonës së Astirit.