AKTUALITET, 3 Prill 2019, 09:42

FOTO/ Tirana mbushet me ‘trakte’ për Berishën: “Kthehu legjendë”

Në pritje të protestës së opozitës, Tirana është mbushur me trakte për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mbështetësit e PD-së kanë vendosura në stacion autobusi, shtylla e pemë, në formë traktesh ku kërkohet rikthimi i Berishës në pushtet.

“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” apo “Kthehu Legjendë”, shkruhet në këto parulla.