TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, punimet e Kuvendit kanë nisur me betimin e deputetes së re nga lista e LSI-së për Shkodrën, Ambra Borova.
Borova e pranoi mandatin e saj, që më 21 mars por u betua ditën e sotme pasi disa javë më parë sapo ishte bërë nënë.
Që prej 21 shkurtit, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Vendet e mandateve të djegura janë zënë nga kandidatët e tjerë të listave shumëemërore për deputetë.