AKTUALITET, 3 Prill 2019, 10:11

Rrethohet parlamenti, 1300 policë në gatishmëri për protestën

Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000 deri në 1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj.

Ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Në Kuvend, raportohen të kenë mbërritur edhe protestuesit dhe deputetët e parë. Pak momente më parë i është drejtuar në këmbë Kuvendit deputeti Tom Doshi.

Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha e gjithë protesta do të jetë në dorë të FRPD-së.