TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merr fund seria e tmerrshme e Italisë, e cila nuk kishte parë fitore në 5 ndeshjet e fundit. Fitorja ka ardhur në ekstremin e ndeshjes ndaj Polonisë, nga një emër i panjohur për shumëkënd, mbrojtësi i Fiorentinës Kristiano Biragi.
Ai shënoi në minutën e tretë shtesë të sfidës ndaj polakëve duke i dhënë Roberto Mançinit fitoren e parë në drejtimin e Italisë dhe kthyer disi buzëqeshjen te italianët të cilët në fakt kishin dominuar sfidën e krijuar raste, por ishin ndalur nga shtyllat.