AKTUALITET, 27 Mars 2018, 12:52

“Anulohet takimi Rama-Cipras, shkak takimi ‘rrufe’ me Erdoganin”

“Anulohet takimi Rama-Cipras, shkak takimi ‘rrufe’ me

Ndërkohë që negociatat për Paktin Detar mes vendit tonë dhe Greqise, pritej të finalizoheshin me një marrëveshje dypalëshe, që u tha dikur se do të bëhej deri në Pashkë, sot në mediat fqinje po flitet për një anulim të takimit të pritshëm Rama-Cipras.

“Himara.gr” shkruan në një artikull se takimi që pritej të vulonte paktin detar është anuluar dhe pas tij qëndron Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”,- shkruan Himara.gr.