AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 11:36

KQZ raportoi 7784 votues, por kutitë kishin më pak vota në Kavajë


Pas Vaut të Dejës, Bulqizës, Lushnjës, Malësisë së Madhe, Urës Vajgurore, Vorës, edhe Kavaja bëhet pjesë e skandalit të këtyre votimeve. Në Kavajë, ka ndodhur e kundërta.

Janë raportuar më shumë votues se sa kanë qenë realisht.

KQZ raportoi në orën 19:00 se në Kavajë kanë votuar 7784 qytetarë, por në total, kanë votuar 7548, pra 226 më pak. Pra është shtuar pjesëmarrja.