TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp sot në orën 15:00.
Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.
Glover do të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.
Ky ishte grupi i vetëm ndërkombëtar vëzhgues në Shqipëri që monitoroi zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në momentin e fundit.