TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se Qarku i Gjirokastrës ka hedhur në Vjosë Narkoshtetin, me zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas ish-deputetit, rezultatet e KZAZ dhe KQZ janë një “tërmet” manipulimesh.
Shehu thekson se pati një presion të pa parë që njerëzit si “bagëti” të shkonin të votonin, por ata vranë përfundimisht frikën dhe u rreshtuan në anën e parimeve dhe demokracisë.
Postimi i Shehut:
Qarku i Gjirokastres hodhi ne Vjose Narkoshtetin! “Termet” manipulimesh jane rezultatet e KZAZ-ve e KQZ-se per Qarkun e Gjirokastres!
Te publikohen menjehere listat e “votuesve”, qe secili te shohe emrin e tij. Edhe pse nen nje persion te pa pare qe njerrezit si “bageti” te shkonin ne qendrat e ”votimit”….
Edhe pse mos pjesemarja ishte thjeshte e identifikueshme…. Edhe pse pa kandidate alternative, pa fushate alternative… Banoret e ketij Qarku me vlera te pa llogariteshme i hodhen ne Vjose kercenimet e ketij Narkoshteti.
Ata vrane perfundimisht edhe friken, duke u rreshtuar si gjithemone ne anen e parimeve, demokracise.
Cfaredo shifrash te fabrikojne Termeti me shoket e tij, sado flete “votimi” ata futen si kusare e trafikante ne kutite e Qarkut, e verteta nuk eresohet nga asnje manipulim.
Krim per ata ky, turp kush do ta certifikoje kete farse! E vertata eshte kjo:
Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%.