AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 08:55

DETAJE/ Atentat në Elbasan, vritet 24 vjeçari, plagoset vëllai

DETAJE/ Atentat në Elbasan, vritet 24 vjeçari, plagoset vëllai


Një 24-vjeçar është qëlluar për vdekje në Elbasan, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klevi Baho 24-vjeç.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho 30-vjeç, i cili dyshohet të ishte edhe shënjestra e atentatit.

Të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ndërsa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve duke i marrë jetën të riut.

Viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.

Burime nga spitali pohojnë se 30-vjeçari ka marrë tre plumba në pjesën e shpatullës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët, ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në disa rrugë me qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e atentatorëve.