TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit po shoqërohet me pasaktësi dhe skandale të njëpasnjëshme. Kështu, pas Urës Vajgurore, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe zbulohet Lushnja.
Kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Lushnje rezulton të jetë shpallur fitues, duke marrë më shumë vota nga sa ka qenë numri i votuesve.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fatos Tushe, doli fitues me 28 086 vota.
Por, po sipas të dhënave të KQZ, rezulton që në Bashkinë e Lushnjes të kenë votuar 27 243 persona.
Pra për Tushen që merr mandatin e tretë, dyshohet se janë shtuar 543 vota.