TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç edhe pritej, zgjedhjet vendore të 30 qershorit po shpallin fitues në të gjitha bashkitë Partinë Socialiste, e cila ishte e vetme në garë.
Kështu, PS ka arritur të marrë për herë të parë pas shumë kohësh bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkisë do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.
Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.
