TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të votimeve në Bashkinë e Kolonjës, ku kandidonte Erion Isai, i cili ka marrë 4279 vota.
Në një postim në facebook Spiropali shprehet se në Kolonjë morën pjesë më shumë votues se në vitin 2015, ndërsa sipas saj, pati qetësi dhe mirëkuptim nga të majtë e të djathtë.
Spiropali shton me ironi se nuk ka si Kolonja, pasi pjesëmarrja ishte molotov dhe vota për Erion Isain, bombë.
“Ku ka si Kolonja! Pjesëmarrja molotov, vota për Erionin bombë, vota për PS më shumë se ne 2015-ën, gjithçka tjetër qetësi, qytetari dhe mirëkuptim nga Pepellashi në Çarshovë, të majtë e të djathtë njësoj. Forca @erion_isai, punë punë punë, për Kolonjën që duam”, shkruan Spiropali në Facebook.