AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 11:03

Skandali i katërt/ Kandidati i PS në Memaliaj fiton me 56 vota më shumë se votues


Çuditë nuk kanë fund.

Vijojnë të zbulohen skandalet e votimeve monopartiake të Edi Ramës.

Pas Urës Vajgurore, Malësisë së Madhe, Divjakës një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në Bashkinë Memaliaj.

Në këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i Edi Ramës.

Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.

Kështu në bashkinë Memaliaj kanë marrë pjesë 4150 votues.

Por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.