TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numërimi i votave vijon në 30 bashki në të gjithë vendin. Nuk ka shumë surpriza, ashtu siç pritej kandidatët e së majtës që në të shumtën e bashkive nuk kishin një rival janë konfirmuar në detyrë.
Në Qarkun e Tiranës vijon ende numërimi në Bashkinë e Tiranës, Rrogozhinës dhe Kamzës, ndërkohë ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, po ashtu ka përfunduar numërimi në Rrogozhinë ku kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS. Po ashtu në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS.
QARKU TIRANË
Bashkia Kamëz (103 kuti të numëruara)
Rakip Suli (PS) 8123 vota – Ylber Gjeta (BD) 306 vota/ Pjesëmarrja (10.9%)
Bashkia Rrogozhinë (54 nga 56 kuti)
Haxhi Memolla (PS) i vetëm në garë 5221 vota/ Pjesëmarrja (16.7%)
Bashkia Tiranë (493 nga 919 kuti)
Arben Skënderaj (BD) 5040 vota – Erion Veliaj (PS) 76951 vota /Pjesëmarrja (28.5%)
Në qarkun e Beratit, pritet ende numërimi në Bashkinë e Beratit dhe Kuçovës, pasi bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore e kanë mbyllur numërimin dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.
QARKU BERAT
Bashkia Berat (84 nga 125 kuti)
Ervin Demo (PS) 9609 vota- Pavlo Shkarpa (BD) 657 vota -Plarent Aleksi (I Pavarur) 641 vota/ Pjesëmarrja (17.5%)
Bashkia Kuçovë (55 nga 70 kuti)
Kreshnik Hajdari (PS) 7328 vota i vetëm në garë/ Pjesëmarrja (22.1%)
Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bulqizë ku merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS, vijon numërimi në Dibër, Klos dhe Mat.
QARKU DIBËR
Bashkia Dibër (116 nga 118 kuti)
Dionis Imeraj (PS) 12824 vota – Shkelzen Qoka (BD) 2549 vota/ Pjesëmarrja (28.7%)
Bashkia Klos (31 nga 32 kuti)
Bedri Hoxha (I Pavarur) 1678 vota – Ilmi Hoxha (PS) 3504 vota/ Pjesëmarrja (35.1%)
Bashkia Mat ( 53 nga 54 kuti)
Agron Malaj (PS) 7921 vota/ Pjesëmarrja (27.3%)
Në qarkun e Durrësit nuk ka përfunduar ende numërimi as në Durrës e as në Krujë, kurse në Shijak numërimi s’ka nisur ende.
QARKU DURRËS
Bashkia Durrës (51 nga 324 kuti)
Valbona Sako (PS) 5723 vota – Valbona Sakollari (BD) 798 vota/ Pjesëmarrja (13.9%)
Bashkia Krujë (38 nga 88 kuti)
Artur Bushi (PS) 8013 vota/ Pjesëmarrja (26.4%)
Bashkia Shijak (0 kuti)
Arben Pohumi (BD) 0 vota – Elton Arbana (PS) 0 vota
Në qarkun e Elbasanit vijon numërimi në Elbasan, Cërrik, ndërkohë që nuk ka nisur ende në Peqin. Në Belsh merr mandatin kandidati i PS Arif Tafani, në Gramsh Klodian Taçe sërish i PS si dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Po ashtu në Prrenjas ka fituar Nuri Belba i PS.
QARKU ELBASAN
Bashkia Cërrik (59 nga 60 kuti)
Andis Salla (PS) 6376 vota – Merita Xhika (BD) 384 vota/ Pjesëmarrja (19.1%)
Bashkia Elbasan (137 nga 235 kuti)
Gledian Llatja (PS) 21571 vota/ Pjesëmarrja (23.5%)
Bashkia Peqin (0 kuti)
Lorenc Tosku (PS) 0 vota/ Pjesëmarrja (18.4%)
Në qarkun e Fierit ka marrë mandatin si kryebashiak i Divjakës, Fredi Kokoneshi i PS, po ashtu në Lushnje u rikonfirmua Fatos Tushe i PS.
Po ashtu merr mandatin si kryebashkiak i Mallakastrës i PS, po ashtu në Patos mori mandatin Rajmonda Balilaj e PS, ndërsa në Roskoves u rikonfirmua sërish Rajmonda Bufi. Numërimi vijon ende bashkinë e Fierit.
QARKU FIER
Bashkia Fier (161 nga 226 kuti)
Armando Subashi (PS) 25807 vota/ Pjesëmarrja (25.3%)
Në qarkun e Gjirokastrës vijon numërimi në Bashkinë e Dropullit,
QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Dropull (37 nga 40 kuti)
Dhimitraq Toli (PS) 2246 vota/ Pjesëmarrja (11.2%)
Bashkia Gjirokastër (13 nga 70 kuti)
Flamur Golemi (PS) 2312 vota/ Pjesëmarrja (26.3%)
Bashkia Këlcyrë (20 nga 21 kuti)
Hazbi Kasaj (SHN) 106 vota – Klement Ndoni (PS) 2222 vota – Shkelqim Muhaj (BD) 268 vota/ Pjesëmarrja (10.32%).