TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama.
Berisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Rama. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti.
Deklarata e fortë e Berishës: Protesta e së shtunës duhet të jetë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve në Ora news, për të komentuar ngjarjet me të fundit politike.
Gjithashtu Berisha foli dhe për protestën që pritet të mbahet në datën 27 janar, por foli dhe për protestën e banorëve të Vërrisë kundër inceneratorëve të mbetjeve.
Pjesë nga deklaratat e Berishës
Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve.
Berisha më tej tha se kjo protestë do të jetë leksioni më i hidhur për Edi Ramën dhe këtë leksion do t’ia japin vet qytetarët.
Së shpejti do të ketë dokumente ku del Edi Rama si lukuni pas plehrave.