AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 16:34

"Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri"

"Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri"

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  shkruan se "kokaina po fut në sherr klanet e drogës në qeveri", duke iu referuar kapjes së 613 kg kokainë sot, me një vlerë tregu rreth 180 milionë euro.

"Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja. Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë?", shkruan Basha në Facebook, duke e shoqëruar me një foto të dërgesave të kryera nga firma "Albgarden" nga Kolumbia.

 

Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.