TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jack Liao dhe Mark Newhouse janë dy agjentët e ardhur nga FBI-ja - Zyra Federale e Hetimeve- e Shteteve të Bashkuara, të cilët do të ndihmojnë Policinë Shqiptare për të luftuar kriminalitetin në vendin tonë.
Të dy u pritën sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.
Por, kush janë dy super agjentët amerikanë?
Portali Tpz.al bëri një kërkim rreth tyre.
Jack Liao është diplomuar në fushën e Biologjisë në Iowa State University (Universitetin e Shtetit të Iowa-s) në vitet 1995-2000, një nga universitetet prestigjioze amerikane, në të cilin kanë studiuar senatorë të ardhshëm amerikanë, përfshirë zëvndëspresidentin amerikan Henri Uallës (në kohën e Presidentit Ruzvelt) apo dhe fitues të çmimit Nobel (Dan Shechtman).
Nga viti 2001 dhe deri në ditët tona ai punon në Departamentin e Sigurisë së Publike të Shtetit të Ioas (Iowa Department of Public Safety), pra prej më shumë se 16 vjetësh.
Në profilin e tij në rrjetin social Linkendin, Liao shkruan se është është i specilizuar në luftën kundër mashtrimit financiar, trafikimit të narkotikëve, por edhe antiterrorit, kundërzbulimit, çështjeve të sigurisë.
Jack Liao punon si agjent special nga viti 2008 në rrethin Black Hawk County (132 mijë banorë, në verilindjes të shtetit të Iowa), qyteti kryesor i të cilit është Waterloo.
[gallery ids="18288,18287,18289" orderby="rand"]
Gjatë karrierës së tij të gjatë si agjent special i FBI-së, Jack Liao, ka ndjekur dhe zbardhur një sërë ngjarjesh të komplikuara.
Agjenti Special Mark Newhouse punon në FBI nga gushti i vitit 2004.
Newhouse ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr grupe investigimi në shumë çështje që kanë të bëjnë me kriminalitetin, trafikimin e drogës, zbulimin e autorëve të vrasjeve, si dhe rastet e dhunës në Shtetet e Bashkuara.
TPZ.AL