TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri Europian për fqinjësinë e mirë dhe zgjerimin Johanes Han, do të zhvillojë një vizitë 2 ditore në Shqipëri, ku do të marrë pjesë një konferencë me fokus median dhe proceset integruese. Gajtë vizitës dyditore zoti Han, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inagurimit të Lungomares në Vlorë, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian.
Ndërkohë në konferencën dyditore Ditët e Medias në Ballkanin Perëndimor, do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të tjerë nga Komisioni Europian, ku do të flitet për procesin e integrimit dhe zhvillimet në vend. Të pranishëm do të jenë rreth 250 përfaqësues nga media, politikbërës etj, që do të diskutojnë për gjetjen e mënyrave për një media të lirë që qëndrueshme dhe profesionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Konferenca do të zgjasë 2 ditët nga data 9 deri në 10 nëntor.