TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Transferimi i Kilian Mbapes nga Monako te PSG-ja në verën e 2017-ës mbetet transferta e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Negociatat për kartonin e 18-vjeçarit qenë të gjata dhe një pjesë e rëndësishme e tyre janë zbuluar nga sajti francez “mediapart.fr”.
Në marrëveshjen e arritur midis klubit nga principata dhe parisienëve u ra dakord që shumë totale e transfertës të ishte 145 milionë Euro dhe një 35 milionë euro bonuse. Shuma fikse e transfertës është rënë dakord të paguhet përgjatë katër viteve anë të katër kësteve.
KLAUZOLA E VDEKJES – “Një detaj që ka çuditur shumë vetë është fakti se gjatë negociatave për kartonin e Mbapesë, drejtori teknik i PSG-së Antero Henrike tentoi me ngulm të vendoste një klauzolë në marrëveshjen e transferimit, ku në rast të vdekjes së lojtarit, PSG-së i lindte e drejta për të anuluar në mënyrë të njëanshme këstet e mbetura. Por, drejtuesit e Monakos nuk e pranuan këtë klauzolë dhe ajo nuk është bërë pjesë e marrëveshjes finale që u firmos midis drejtuesve të të dy skuadrave”.