AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 12:53

Nga hyri flamuri gjigant në Bularat? Artan Hoxha tregon detaje të reja: Ish-deputeti nën hetim

Nga hyri flamuri gjigant në Bularat? Artan Hoxha tregon detaje të

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi detaje të reja në lidhje me ceremoninë e funeralit të Kostandin Kacifas në Bularat.  Nisur nga hetimet e shtetit shqiptar dhe shpalljen non grata të 52 personave, Hoxha tha se një ish-deputet grek akuzohet për futjen në territorin shqiptar të flamurit gjigant që u shpalos në funeral.

“Ka dyshime se flamuri ka hyrë nga Sopiku pasi në pika të tjera të kalimit kufitar grekët janë kontrolluar imtësisht saqë u janë hequr dhe bluzat. Ndërkohë Babis Karathanos mendohet se ka futur flamurin duke shkelur edhe kufirin” – tha Hoxha në studion e ‘Java në RTSH”.