AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 15:38

Pranga shqiptarit, akuzohet për tentativë vrasje në Greqi

Pranga shqiptarit, akuzohet për tentativë vrasje në Greqi

Një 35-vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasjeje ngjarje e ndodhur para tetë vjetësh është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga oficerë të policisë greke në Orchomeno të Athinës.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia rezultoi se shqiptari 35-vjeçar ishte person i kërkuar për vrasje në tentativë, ngjarje kjo e ndodhur në Argos në vitin 2010.

“Tanimë shqiptari 35 – vjeçar i arrestuar, do të përballet me dy vepra penale për “Tentativë vrasje” dhe për armëmbajtje pa leje, shkruhet në faqet e gazetës “zougla.gr”.