AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 15:13

Ish-ministri Voridis: Që t’i pëlqeni Ciprasit duhet të thoni se Kaçifas ishte një ekstremist i çmendur

Vrasja e minoritarit ekstremist, Konstaninos Kaçifas, nga forcat RENEA në Shqipëri, vazhdon të provokojë debate në politikën greke.

Ish-ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, juristi Maqi Voridis, sulmoi kryeministrin Aleksis Cipras.

[caption id="attachment_165857" align="alignnone" width="680"] Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras[/caption]

Nëse dikush thotë që Shqipëria bëri me qëllim një masakër dhe po përpiqet të fshehë hetimet është ekstremist i djathtë. Ndërsa të jesh i mirë, demokrat legjitim në sytë e Z.Cipras, ju duhet të thoni se Kaçifas ishte ekstremist i djathtë, nacionalist, një i çmendur që qëlloi me armë dhe bënë mirë që e vranë atë”, citohet anëtari i opozitës Nea Demokracia nga portali grek, Pentapostagma.gr.

[caption id="attachment_168046" align="alignnone" width="770"] Kostandinos Kaçifas[/caption]

Z.Voridhis, gjithashtu mbrojti vendimin e kryetarit të parlamentit grek, Nikitas Kaklamanis, që propozoi një minutë heshtje në nderim të Kostandinos Kaçifasit, duke e cilësuar atë një vrasje.

Që ishte një vrasje, për ta saktësuar një masakër me qëllim, kjo nuk ka asnjë dyshim. Çështja që ka nevojë të sqaroht është nëse policia pretendimet e policisë shqiptare që thotë, se gjithçka u bë për vetëmbrojtje është e vërtetë apo jo. Ata a vranë atë, e morën në shënjestër, dëshironin ta vrisnin dhe e vranë. Nëse kjo u bë brenda kushteve të mbrojtjes apo jo, kjo duhet investiguar”, thotë ish-ministri Voridis.

/TPZ.AL/