TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar sot arrestimin pa vonesë të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Vokshi është shprehur se çdo ditë në liri, Vangjush Dako shkatërron provat dhe manipulon dëshmitarët.
“Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shkëmben me pasuri dhe pushtet votat e blera. Dosja 339 është faktim i asaj çfarë panë vëzhguesit ndërkombëtarë. Votuesit u kërcënuan dhe u shantazhuan nga bandat. Faktet e krimit elektoral të Dakos janë të qarta. Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri shkatërron provat dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga Edi Rama”-tha ndër të tjera deputetja demokrate.