TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, për blerje votash apo “krim elektoral”.
Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Albana Vokshi është shprehur se “dosja 339” vërteton se në zgjedhjet e 2017-ës 10 deri në 15 deputëtë u blenë me paratë e krimit.
Gjithashtu, deputetja Vokshi deklaroi se Rama është kryeministër i paligjshëm dhe se në Shqipëri nuk ka për të pasur zhvillime normale, pa u ndëshkuar krimi elektoral, që sipas saj mban në pushtet Edi Ramën.
“Kryeministri është i paligjshëm, dosja 339 ka provat që i duhen prokurorisë. Në Shqipëri nuk ka për të pasur zhvillime normale pa u luftuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”-tha ndër të tjera Vokshi.