TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë vijojnë protestën kundër prisahjes së shtëpive të tyre, në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë të Unazës së re. Ata shprehen se janë të vendosur në protestën e tyre, ndërsa sot kanë bllokuar edhe kalimin e mjeteve, duke sjellë kaos në trafik.
Mësohet se në protestën e sotme nuk kanë munguar as tensionet mes tyre dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë të kalojnë rrugën, pavarësisht barrikadës njerëzore që kanë ndërtuar banorët. Në përplasjen mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve ka mbetur i lënduar dhe një prej operatorëve të mediave, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë punonjës policie për të bërë të mundur neutralizimin e situatës.
Banorët thonë se kanë marrë urdhër të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, ndërsa kërkojnë mbështetjen e të gjithë banorëve të kryeqytetit. ”Të gjithë për një qëllim”, është motoja e banorëve. Ndërkohë protestës i janë bashkuar dhe deputetët e PD-së Flamur Noka, Orjola Pampuri dhe Klevis Balliu.

















