TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Berisha ka publikuar mesazhin e një prindi nga Vlora, i cili denoncon drejtoreshën e e një shkolle në Vlorë, se sipas tij po terrorizon fëmijën e tij vetëm 12 vjeç.
Qytetari thekson se drejtoresha e shkollës e ka kërcënuar dhe terrorizuar nxënësin 12-vjeçar, duke e akuzuar se ka kryer vjedhje në shkollë. Pasi ai ka shkuar për të kërkuar sqarime në shkollë, drejtoresha e ka përzënë madje duke e kërcënuar se do e fusë në burg, sepse e ka burrin polic.
Ndërkohë, qytetari paralajmëron se duke qënë se nuk janë marrë masa e vetmja rrugë i ka mbetur të bëjë vetëgjyqësi.
Postimi i plotë i Berishës:
Drejtoresha anetare e organizates kriminale “Rilindja e kuqe” terrorizon nxenesin!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
doktor jam nje prind na vlora.drejtoresha e shkolles telindini magdelena imeri me teser partie rilindja.me kercenon femijen e terorizon i thot ke vjell shkollen.femija qan sdo te vej ne shkoll e ka tmeruar eshte vetem 12 vjec.e takova i thash ka polici coje aty po ka vjell djali im fute ne burg.por ajo me nxori perjashta me ulerima do mar burin e kam polic te fus ne burg.doktor vetem te bej vetgjyqsi me mbeti.se ajo vazhdon e kercenon perdit.do te sjell burin te fusi ne burg.