AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 15:35

Video e arrestimit, deputeti: Policia bandite prangos qytetarët për interesa klienteliste

Video e arrestimit, deputeti: Policia bandite prangos qytetarët për

Deputeti i PD-së Klevis Balliu deklaroi sot se një nga protestuesit tek “Unazën e Re”, është arrestuar nga policia. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balliu tregoi edhe emrin e personit të arrestuar, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për Dorian Protoduarin.

Po ashtu ligjvënësi i djathtë ka siguruar edhe një video nga momenti ku shihet se si një person shoqërohet me makinën e policisë.

Balliu i ka bërë thirrje policisë që ta lirojë qytetarin. Ndërkohë nga policia nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me faktin nëse ka pasur persona të ndaluar nga protesta që u zhvillua sot.

“E PATOLERUESHME SJELLJA BANDITESKE E POLICISË KUNDËR QYTETARËVE

Policia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6. Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo polici bandite, e cila po ju bën presion direkt qytetarëve.

I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe.”, shkruan Balliu.