TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” foli për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, gjatë një seance parlamentare ku u përdorën flakadën dhe dhunë.
Lala u shpreh se kryeprokurorja Marku, nuk ka eksperiencë profesionale, madje edhe ato çështje që ka patur, i ka humbur.
“Që kur doli emri i znj. Marku, kuptohej që ishte i paracaktuar. Ajo që më shqetëson është se në 16 vitet e karrierës së saj, mund të numërohen me gishtat e dorës numri i dosjeve që ka dërguar në gjykatë. Ka qenë pjesë e e sistemit të drejtësisë në vend por nuk ka përfaqësuar çështje në gjyq. Dhe ato që ka pasur i ka humbur në gjykatë.” – u shpreh Lala.
VIDEO:
Klodiana Lala u shpreh skeptike përsa i përket hetimeve të dosjeve të bujshme nga kryeprokuroja e re e përkohshme, Arta Marku.
“Nuk është e rëndësishme se sa të rrish në atë detyrë, mjafton një javë për të shkatërruar prova dhe dosje hetimore, nuk është e nevojshme të rrish 2 vite, por mjafton një javë që të shkatërrohen. Për mua personalisht ajo që më dha frymë negative, është se u tentua të mbyllet institucioni i akuzës që në momentin e parë. Nëse ne dikur shkonim në dyert e prokurorisë dhe arrinim të merrnim atë për të cilën shkonim të informoheshim, që sot u krijua një frymë bunkeri, ka masa por ka edhe ligje, nuk mund të mbyllen dyert e prokurorisë, në sensin që informacioni do të jetë shumë i mbyllur.” – u shpreh Lala.
Por cilat janë këto dosje të bujshme?
“Ka sfidë të madhe përpara, nëse ka vullnetin t’i çoje çështjet deri në fund, jo vetëm çështjen e Tahirit, por dhe çështje me koncesione të rrugëve, çështje të shëndetësisë, atëherë me të vërtetë mund të kemi peshqit e mëdhenj para drejtësisë. Unë them që do jetë më e monitoruar nga të gjithë paraardhësit e saj.” – shtoi më tej Lala./TPZ.AL/