AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 14:28

Ironia e fortë e Boçit për Ramën: "Kazani me kapak, kazani pa kapak", sfidën e drejton kazanxhiu

Ironia e fortë e Boçit për Ramën: "Kazani me kapak,

Luçiano Boçi, ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama, pas konferencës së këtij të fundit me gazetarët për fundvit.

KUPA ME KAPAK KUPA PA KAPAK...

...ka qenë një nga lojërat e fëmijërisë për të testuar aftësinë e rrjedhshmërisë gjuhësore.

Zakonisht sfidën e kërkonte ai që zotëronte kupën.

Sot e dëgjova nga K/M-i në variantin “Kazani me kapak, kazani pa kapak”.

Po kjo nuk është më lojë fëmijësh politikë por politikë e pisët të rriturish.

Sfidën e drejton kazanxhiu.

Ai që ne fakt pa këtë kazanin e vet nuk do mund të ishte asnjë ditë sot kryeministër.

Ai që e gatoi, që e drejton dhe që njëkohësisht bën si i viktimizuar.

E në këtë lojë nuk ka rëndësi ia heq kapakun apo ia vendos kapakun kazanit.

Aroma e qelbur e propagandës së tij të shpon hundët, pavarësisht erëzave moderne e europiane që ai hedh.

Duhet hequr ai që e komandon me lugën e tij të madhe e gjuhën e gjatë kazanin që i shërben tash sa vite.

Mgjt aq sa futet minareja ne thes aq futet dhe e vërteta në kazan....

Një ditë kazanxhiun do e përpijë kazani i vet.