AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 13:31

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në zgjedhje të parakohshme

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në zgjedhje të

Këshilli i Ministrave në Itali i dha dritën e gjelbër zhvillimit të zgjedhjeve: dekreti i miratuar flet për datën 4 mars.

Fqinjët tanë përtej Adriatikut dhe parterët tanë kryesorë në tregti caktuan një datë më të afërt për zgjedhjet elektorale, të cilat fillimisht ishin menduar me 23 mars 2018.

Ky përafrim i datës, sipas mediave vendase, erdhi si kërkesë e kryeministrit Gentiloni, i cili së bashku me Ministrin e Brendshëm, Marco Minniti, kundërshtuan dekretet e mëparshme për zgjedhjet nga Presidenti Mattarella. Italia është zyrtarisht tashmë, në fushatën zgjedhore dhe nuk ka asgjë për t’u gëzuar: “Zgjedhjet,” i thotë Mattarella një gazetari, “kurrë nuk janë një hap dramatik”, shkruan Corriere Italia sot.

Ndërsa një tjetër media e huaj, FT vlerëson përmes një analizë të publikuar sot se, zgjedhjet në Itali janë një hap i rëndësishëm i stabilitetit të BE-së, si dhe një test i ardhshëm për rimëkëmbjen e saj.

Fushata zgjedhore ka filluar tani dhe, nëse nuk ka kthesa më, figurat e para kyçe që kanë marrë kërkesën e Sekretarit të Partisë Demokratike për të luftuar në tri fronte janë përkatësisht: Roberto Burioni, Lucia Annibali dhe Paolo Siani. Demokratët konsiderojnë tre fusha prioritare , për të cilat janë vendosur këto tre figura: Disinformimi rreth vaksinave, dhuna ndaj grave dhe lufta kundër Camorra.

Koha e formalizimit të kandidaturave është ende e hapur. Një koalicion i udhëhequr nga demokratët mori 29.55 për qind të votave në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në shkurt të vitit 2013,  përpara qendrës së djathtë në 29.18 për qind. Enrico Letta drejtoi qeverinë pasi kreu i atëhershëm, Pierluigi Bersani, nuk ishte në gjendje të formonte një të tillë.  Letta u rrëzua 10 muaj më vonë në një manovër të ashpër politike nga Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen dhjetorin e kaluar dhe ia dorëzoi qeverinë Gentilonit, ministrit të tij të jashtëm. Dorëheqja e Renzi një vit më parë mendohet se e dobësoi partinë, ndërsa ish-kryeministri Silvio Berluskoni është i ” bllokuar ” në një luftë me Ligën anti-emigrante dhe anti-euro të Matteo Salvinit për dominimin e qendrës së djathtë.

Lëvizja 5-Star, e cila mbetet e vetme më popullore e Italisë, ka refuzuar të bashkohet me një koalicion kombëtar me ndonjë forcë.

Analisti politik Wolfango Piccoli tha se sondazhet tregojnë qendrën – 37 për qind në 39 për qind të votave, Lëvizja me 5 yje nën 30 për qind dhe Partia Demokratike në më pak se një çerek.

Italia është partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë. Sipas INSTAT, gjatë periudhës 5-vjeçare (2012-2016) eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51 %. Nga ana tjetër, partneri tregtar kryesor në importe me Shqipërinë, ka qenë sërish Italia. Gjatë periudhës 5-vjeçare, importet me Italinë kanë zënë mesatarisht 30,8%.