AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 10:41

Kishte djalin në burg, detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares. Burri i kishte…

Kishte djalin në burg, detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares.

Lirie Gjeta është gruaja e cila u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve nga policia viktima është rreth 45-vjeçe, ndërsa në trupin e saj janë evidentuar shenja dhune.

Dyshohet se Gjeta është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe më pas është hedhur pranë një ferre në afërsi të liqenit.

Burime bëjnë me dije se në trupin e saj janë parë dhe tre plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Mësohet se gruaja ka qenë banore e zonës, ndërsa qytetarët shprehen se kanë parë një makinë që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burime për Fax News bëjnë me dije se viktima ka humbur më parë dhe bashkëshortin e saj, ndërsa është nëna e dy djemve njëri prej të cilit ndodhet në burg. Nuk dihet ende një shkak për ngjarjen e rëndë, që ngjan me një skenë horror.

Informacion paraprak

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.