TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arritur të identifikojë trupin e gruas që u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë, ajo është Lirie Xhepa.
Sipas burimeve nga policia viktima është rreth 45-vjeçe, ndërsa në trupin e saj janë evidentuar shenja dhune.
Dyshohet se Xhepa është vrarë, dhe më pas është hedhur pranë një ferre në afërsi të liqenit.
Burime bëjnë me dije se në trupin e saj janë parë dhe tre plagë të shkaktuara nga arma e zjarri.
Dyshimet janë se 45-vjeçarja, është vrarë në një vend tjetër, trupi është hedhur në këtë zonë që nuk është e populluar.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.