AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 09:42

Ngec në rrjetën e vettingut prokurori Artan Bajrami

Ngec në rrjetën e vettingut prokurori Artan Bajrami

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Artan Bajramin, prokurorin pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

"Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për të tri kriteret e vlerësimit dhe pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit, vendosi të shkarkojë nga detyra", tha kryesuesja e trupës gjykuese.

KPK tha se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.