AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 23:18

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, Basha: Ngushëllime familjeve

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, Basha: Ngushëllime

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se u uron shërim të shpejtë të lënduarve të tjerë.

“Me hidherim te thelle mesova lajmin e aksidentit tragjik prane Gostivarit. Ne keto ore dhimbje dhe tronditje te thelle u shpreh ngushellime familjeve te viktimave, sherim te shpejte te lenduarve dhe solidaritet te plote autoriteteve vendore dhe qendrore te Maqedonise së Veriut”, shkruan Basha.