AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 10:25

Detaje tronditëse, gruaja e pajetë e hedhur në shkurre, flasin banorët: E solli një makinë

Detaje tronditëse, gruaja e pajetë e hedhur në shkurre, flasin

Detaje të reja pas gjetjes së trupit të pajetë të gruas që u gjet mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Policia në informacionin paraprak për ngjarjen bën me dije se trupi i pajetë i gruas, që sipas “News 24” është identifikuar si Lirie Xhepa është gjetur rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës.

Ndërkohë që “News 24” raporton se ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë, pasi në pjesën e pasme të kokës i janë konstatuar plagë të shkaktuara nga sende të forta, ndërkohë që përpara ka shenja plumbash.

Sipas News 24, banorët kanë dëshmuar se kanë parë një automjet ta transportonte në këtë zonë, më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas tyre gruaja është banore e kësaj zone dhe është e martuar.

Ajo është qëlluar me tre plumba në trup ndërsa në pjesën e pasme të kokës është goditur me sende të forta.