TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Digjet një automjet gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.
Automjeti i përket biznesmenit Engjëll Zhidro, ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, duke shkaktuar panik te familjarët.
Zhidro është biznesmen ndërtimi dhe bashkëpronar i një resorti luksoz Panorama në periferi të qytetit të Elbasani, si dhe ka disa magazina në pronësi të tij.
Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Aqif Pasha, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet që djegia e mjetit të jetë e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh., i cili ishte i parkuar para banesës, është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë mjeti është djegur pjsërisht.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.