AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 23:52

Maqedonia e Veriut në zi, Berisha: Një aksident tragjik dhe shokues

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen e tij lidhur me aksidentin e ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e quan atë një aksident tragjik dhe shokues.

Postimi i Sali Berishës:

Nje aksident tragjik shokues!

Te dashur miq, arriti ne 13 te vdekur dhe 40 te plagosur disa prej te cilve rende bilanci shokues tragjik i aksidentit me nje autobuz ne linjen Tetove-Shkup.

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve te Maqedonise se Veriut, i lutem Zotit dhe uroj sherim te shpejte per te plagosurit! Sb.

Aksidenti tragjik u shënua mbrëmjen e së sotme në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, ku një autobus me pasagjerë është përmbysur për pasojë humbën jetën 13 persona, ndërsa 4 të tjerë po luftojnë me jetën në spitalin e Shkupit.