AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 09:38

Jeni fitues i lotarisë amerikane? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për fituesit e fazës së parë të lotarisë amerikane.

Ajo thekson se të përzgjedhurit e Lotarisë DV2019 do të marrin informacione përmes emailit në momentin kur të jetë për shqyrtim aplikimi i tyre.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: ju duhet të keni qasje në emailin juaj, pasi KCC do t’ju dërgojë informacion të rëndësishëm me email, sapo çështja juaj të jetë gati për shqyrtim. Lexoni këtu https://go.usa.gov/xEn42 #pyetanen