TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij kanë dështuar. Shkak u bë kërkesa e njërit prej afetarëve të bandës me argumentin se ishte i sëmurë.
Kjo seancë shërbeu dhe për tu njohur me dy prokurorët e tjerë që janë bërë pjesë e grupit të prokurorëve që kanë pranuar të përfaqësojnë akuzën.
Veç Donika Prelës dhe Gentjan Osmanit, pjesë e grupit të prokurorëve ishin edhe Anton Martini dhe Besnik Muçi.
Të enjten e kaluar kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për 10 prokurorët që hoqën dorë nga gjykimi ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij. Kjo shkaktoi ngërç te krimet e rënda, pasi prokurorët nuk pranonin të zgjidheshin me short. TPZ.AL