TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Europës, është alarmuar nga vendimi i qeverisë së djathtë në Poloni, për t'u tërhequr nga konventa e Stambollit, për parandalimin e dhunēs ndaj grave.
Ministri i Drejtësisë në Poloni, Zbigniew Ziobro, u shpreh se Polonia do të nisë zyrtarisht procesin e tërheqjes nga konventa e Stambollit ditën e hënë.
Kjo konventë, është instrumenti i parë në shkallë botërore, i hartuar për të parandaluar dhe luftuar dhunēn ndaj grave.
Polonia e kishte ratifikuar konventën në vitin 2015. Në atë kohë, Ziobro e quajti atë "një shpikje, një krijesë feministe me qëllim justifikimin e ideologjisë gay".
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić, i dënoi planet e Polonisë për t'u tërhequr nga konventa, duke i quajtur ato "një hap pas në mbrojtjen e grave nga dhūna".
Partia në pushtet PiS dhe partnerët e saj në koalicion, janë të rreshtuar pranë Kishës Katolike dhe promovojnë një axhendë mjaft konservatore.
Gjatë fushatës presidenciale të Andrzej Duda, i cili arriti të fitojë dhe të rizgjidhet president i Polonisë, një nga shtyllat kryesore ishte kundërshtia ndaj të drejtave të homoseksualëve.
Rreth dy mijë persona protestuan në Varshavë të premten, kundër planeve të qeverisë për t'u tërhequr nga konventa.
/TPZ.al/