AKTUALITET, 26 Korrik 2020, 14:49

Maqedoni e Veriut/ 152 raste të reja me Covid në 24 orë, asnjë vīktimë

Maqedoni e Veriut/ 152 raste të reja me Covid në 24 orë,

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 152 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Të infektuarit janë regjistruar në: Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadarc-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçan-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 10,086.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk u shënua asnjë vīktimë brenda 24 orëve, dhe numri mbetet në 460.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 pacient të shëruar nga Covid-19, përkatësisht Shkup-23, Kumanovë-8, Shtip-6, Tetovë-10, Gostivar-10 dhe Sveti Nikollë-13.