TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Një fëmijë vetëm 12 vjeç është mbytur në ujërat e Adriatikut.
Mësohet se 12-vjeçari ishte nga Borizana, Fushë Krujë dhe kishte shkuar për pushime me familjen.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
***
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2020, në Tale, Lezhë, është mbytur në det i mituri 12 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.