TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova këtë të dielë ka shënuar një rekord vīktimash brenda 24 orëve duke regjistruar tetë pacientë që kanë humbur jetën prej COVID-19.
Tashmë bilanci total ka shkuar në 177 kurse sa i përket të infektuarve edhe sot pati shifër të lartë, 220 raste të reja.
Sërish Prishtina është vatra e nxehtë e Kosovës me 81 raste ndjekur nga vatra të tjera problematike si Peja me 23 raste, Ferizaj me 13, Podujeva me 12 apo Fushë Kosova me 10.
Por gjithsesi edhe numri i pacientëve që fituar luftën me COVID-19 është i lartë, 121 të tillë në 24 orët e fundit. Tashmë Kosova ka në total 7 mijë e 137 raste pozitive me COVID-19.