TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar faktin se si universitetet po kthehen në të përhapjes së koronavirusit, duke i sjellë studentët në fakultete për të dhënë provimet.
Një rast është në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ku pasi u shpjegohet se një pjesë e studentëve apo familjarët e tyre janë në karantinë për shkak të Covid-19, atyre u kërkohet që në provim të vijnë me maska e doreza.
Denoncimi i plotë i Luçiano Boçit:
KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në ‘online’, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.
Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.
Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.
Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.
Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!
Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!