TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vatra të reja janë konfirmuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë. Mësohet se janë konfirmuar me koronavirus pesë persona nga dy familje, njëra me tre anëtarë dhe tjetra me dy anëtarë.
Ndërkohë 4 personat e tjerë të infektuar janë raste të kontakteve të mëparshme.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë u konfirmuan 9 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa në gjithë vendin u njoftua për 126 të infektuar, shifër kjo më e larta e raportuar që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri.