AKTUALITET, 13 Prill 2018, 15:38

Kërkesa për arrestimin e Metës/ Flet Edi Rama: I besoj Donald Lu-së, jo Adriatik Llallës

Kërkesa për arrestimin e Metës/ Flet Edi Rama: I besoj Donald

Kryeministri Edi Rama tha se nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015.

“Mes këtyre  shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama në intervistën për gazetaren e Klan, Elja Zotka.

I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh:

“Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dher kroatëve, unë besoj kroatin”