TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër protestues të zonës së Astirit janë shoqëruar sot në ambientet e komisariatit numër 4, për arsye ende të paqarta.
Të ndaluarit janë Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lindita Protoduari dhe Altin Qeku.
Sipas vetë banorëve të cilët kanë shkuar për të mbështetur protestuesit, policia i ka shoqëruar qytetarët pa të drejtë dhe me qëllim për të dobësuar rezistencën e tyre prej mëse 3 muajsh.
I pranishëm me banorët ka qenë dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili ka akuzuar Ramën se është ai firmëtari i këtij urdhëri.